LAJMI I FUNDIT:

Tasevski si ushtrues detyre në Teatrin e Dramës në Shkup

Tasevski si ushtrues detyre në Teatrin e Dramës në Shkup

Ministria e Kulturës mori vendim për shkarkim të Robert Veljanoskit nga funksioni drejtor i Teatrit të Dramës-Shkup. Për ushtrues të detyrës drejtor të këtij institucioni kombëtar është emëruar aktori Sasho Tasevski, i cili është anëtar i ansamblit të Teatrit të Dramës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë periudhës së kaluar katërvjeçare drejtori i deritanishëm Veljanoski nuk ka realizuar procedurë për riaudicion. Inspeksioni ka konstatuar edhe se ilegalisht është dhënë me dira një pjesë e objektit të institucionit kombëtar, hapësirë që është në pronësi të Republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh se marrëveshja paraprake për qira ka skaduar më 14 shkurt të vitit 2015. Nuk është mbajtur evidencë përkatëse për orarin e punës së të punësuar në institucion, e paraparë me ligjin për marrëdhënie të punës, ndërsa drejtori i deritanishëm Veljanoski ka miratuar edhe program vjetor për punë të institucionit pa pajtueshmëri të Këshillit drejtues”, njoftoi Ministria e Kulturës duke theksuar se “emërimi i u.d. drejtorëve bëhet me qëllim të lirimit sa më të shpejtë të institucioneve kyçe të cilat deri tani ishin të robëruara nga kuadro partiake”.


Ministria paralajmëron edhe se së shpejti do të propozohet ndryshim i Ligjit për nëpunës shtetëror, me qëllim që të zhbllokohen institucionet dhe të sigurohet transferim demokratik i pushtetit në të gjithë resorët, njofton AIM.

“Pas përmbushjes së kushteve ligjore, përmes procesit tërësisht të hapura dhe transparent, Ministria e Kulturës do të shpallë konkurse dhe do të realizojë procedura për zgjedhje dhe emërim të drejtorëve të rinj të institucioneve kombëtare. Në konkurse të gjithë kandidatët e interesuar nga vetë institucionet, por edhe jashtë tyre, do të mund t’i propozojnë programet dhe vizionet e tyre për departizim, rimëkëmbje dhe avancim të punës së institucioneve kulturore në Republikën e Maqedonisë”, njofton Ministria e Kulturës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori