LAJMI I FUNDIT:

Tanimë edhe zyrtare: Mëngjarashët janë më inteligjentë sesa djathtakët

Tanimë edhe zyrtare: Mëngjarashët janë më inteligjentë sesa djathtakët

Shumë thashetheme ekzistojnë rreth njerëzve mëngjarashë – pra për personat majtakë.

Disa studime sugjerojnë se mëngjarashët vdesin më të rinj, disa shkencëtarë i ndërlidhin mëngjarashët me sjellje kriminale, e disa tjerë edhe kanë sugjeruar se mëngjarashët konsumojnë më shumë alkool, transmeton Telegrafi.


Përderisa këto pohime janë kontestuar rëndë dhe nuk janë dëshmuar fare, ekziston ende një mit i cili ka peshën e vet, dhe i cili thotë se mëngjarashët janë më të mençur se djathtakët – në fakt, studimi sugjeron se mëngjarashët janë shumë më të prirë të jenë gjeni.

IFL Science ka rishikuar disa studime rreth kësaj çështje, ndërsa kanë shpjeguar se funksioni i dorës është një manifestim i funksioni t të trurit, prandaj edhe ndërlidhet me aftësitë konjitive.

Pra, sipas tyre, mëngjarashët e kanë pjesën e djathtë të trurit më të madh, gjë e cila u ndihmon atyre për çështje të ndryshme.

Veç kësaj, studiuesit, përmes eksperimenteve të ndryshme, gjithashtu kanë konkluduar se mëngjarashët janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve, dhe rrjedhimisht ata janë më të mirë në matematikë sesa djathtakët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori