LAJMI I FUNDIT:

Tani mund ta arsyetoni qëndrimin në kafene: Konsumimi i kafesë ndikon të jetoni më gjatë

Tani mund ta arsyetoni qëndrimin në kafene: Konsumimi i kafesë ndikon të jetoni më gjatë

Dy studime të reja të mëdha kanë treguar për një ndërlidhje mes konsumimit të kafesë dhe një jete më të gjatë.

Sipas këtyre studimeve, tri gota kafe në ditë e mbajnë doktorin larg jush! Studimi i parë kishte ekzaminuar më shumë se gjysmë milioni njerëz përgjatë 10 shteteve të Evropës. Ata të cilët kishin konsumuar rreth tri gota kafe në ditë kishin pasur tendenca të jetojnë më gjatë se ata që nuk kishin konsumuar fare kafe, transmeton Telegrafi.

Këtë hulumtim, shkencëtarët e kishin përshkruar si analiza më e madhe e efekteve të konsumimit të kafesë në popullsinë evropiane.

“Ne kemi zbuluar se konsumimi i madh i kafes është i ndërlidhur me një rrezik më të vogël të vdekjes nga çfarëdo shkaktari, e veçanërisht nga sëmundjet qarkulluese dhe ato tretëse”, kishte thënë autori i këtij studimi Marc Gunter.

Ndërsa studimi i dytë, i financuar nga Instituti Nacional i Kancerit në SHBA, kishte përfshirë më shumë se 180,000 njerëz të etnive të ndryshme në SHBA.

Studimi i dytë kishte zbuluar efektet jetë-zgjatëse të kafeinës, ku sipas tyre, konsumuesit e kafes kanë një rrezik më të vogël të vdesin nga sëmundjet e zemrës, kanceri, sulmet e trurit, diabeti, sëmundjet e veshkave dhe ato të frymëmarrjes.

Ata të cilët kishin konsumuar vetëm një gotë kafe në ditë kishin qenë 12 për qind më pak të prirë të vdesin, krahas atyre që nuk kishin konsumuar kafe. Ndërsa ata që kishin konsumuar dy deri tri kafe në ditë kishin pasur reduktim të rrezikut të vdekjes deri në 18 për qind.

“Ne nuk mund të themi se konsumimi i kafes jua zgjatë jetën, por mund të shohim një ndërlidhje të tillë – pra mes kafes dhe jetëgjatësisë. Nëse veç pini kafe, atëherë mos u ndalni. Por nëse nuk jeni adhurues i kafes, ndoshta duhet të konsideroni të filloni…”, kishte thënë autorja e studimit të dytë, Veronica Setiawan.

Kafja është ndër pijet më të popullarizuara në botë – rreth 2.25 miliardë kafe konsumohen çdo ditë anë e mbanë botës.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kishin treguar për efekte të mira të konsumimit të kafes, duke vlerësuar se kafetë përmbajnë antioksidantë, e përmirësojnë efektin mëlçisë dhe e zvogëlojnë inflamacioni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori