LAJMI I FUNDIT:

Tallej duke imituar lëvizjet e bashkëshortes, përfundon me lëndime! (Video)

Tallej duke imituar lëvizjet e bashkëshortes, përfundon me lëndime! (Video)

Karli Jaeckel nga Shtetet e Bashkuara, ka vënë kamerën që të filmonte ushtrimet e saj të fundit, që do t’i shfaqte para ndjekësve në Instagram.

Burri saj Jeff kishte hipur mbi dollapin e kuzhinës dhe provoi të imitonte lëvizjet e saj, por rrëshqiti dhe ra me shpinë në dysheme, transmeton Telegrafi.


“Kur bashkëshorti provon të ushtrojë prapa krahëve tuaj, ai lëndohet keq”, ka shkruar Jaeckel në videon që po qarkullon në rrjetin social.

Nuk mungojnë as komentet e shumta, ku i kërkohet atij që të merret me sport dhe të kujdesët për linjat trupore. /Telegrafi/