LAJMI I FUNDIT:

Talentet e Prishtinës shkëlqejnë në Greuther Furth (Video)

Talentet e Prishtinës shkëlqejnë në Greuther Furth (Video)

Pesë futbollistët e FC Prishtinës kanë hasur në një pritje shumë të ngrohtë në Greuther Furth, i cili ua dha një mundësi të madhe për t’i treguar vlerat. Madje, edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe Bundesligës, Helmut Hack, u ofroi ngohtësi në klubin e tij futbollistëve të mikut të tij, Remzi Ejupit: Blend Baftiut, Bleon Sekiraqës, Kastriot Selmanit, Gauthier Mankendës dhe Arbër Hoxhës.

Pesë futbollistët e FC Prishtinës: Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Kastriot Selmani,  Gauthier Mankenda dhe Arbër Hoxha, kanë hasur në një pritje shumë të ngrohtë në Greuther Furth, i cili i ka ndalur pesë talentët prishtinas për t’i provuar tash e disa ditë.


Madje, ngrohtësi “pesëshes” prishtinase u ka ofruar edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe i Bundesligës, Helmut Hack, i cili është edhe president i klubit të madh gjerman. Hack ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, me të cilin qe një kohë të gjatë kanë lidhur marrëdhënie të ngushta në mes dy klubeve që i udhëheqin. Dhe, falë krejt kësaj Greuther Furth ka nisur t’u jep shanse për t’u treguar futbollistëve kosovarë, përkatësisht atyre të FC Prishtinës, përkundër konkurrencës dhe kërkesave të mëdha që merr ky klub për të testuar futbollistë nga mbarë bota. Ndërkohë, lojtarët nga Kosova po lënë përshtypje të mira në Gjermani, duke e përfaqësuar denjësisht FC Prishtinën dhe duke e arsyetuar mundësinë që fituan, raporton “Zëri.info”.

“Përshëndetje Kosovë, unë jam Mirko Reichel. Këtë javë kam pritur lojtarë nga FC Prishtina dhe trajnerin Sami Sermaxhaj.  Me këtë rast duam të japim përshtypjen tonë dhe mendimin e nivelit për Prishtinën dhe djemtë të cilët janë integruar. Edhe pse në fillim me pak probleme, pastaj janë gjendur mirë dhe kanë punuar e ushtruar mirë”, ka thënë njëri prej trajnerëve të njohur të Greuther Furthit. “Pas kthimit në Prishtinë, besoj që në vitin e ardhshëm, eventualisht në edicionin e ardhshëm, dikush nga këta djem do të na bashkëngjitet në skuadrën tonë”, ka thënë trajneri i ekipit U-17 të Greuther Furthit, Mirko Reichel.

Njëjtë është shprehur edhe menaxheri i skuadrës, Christian Hack. “Kur kam ardhur para një viti në Kosovë kam pasur projekte për shumë qëllime, posaçërisht për lojtarë të rinj, për t’ju ndihmuar për t’u ndërtuar si futbollistë. Ka qenë pune e madhe e bërë dhe hapi i dytë ka qenë të ofrojmë lojtarë në Greuther Furth për të parë se sa janë të zhvilluar”, ka thënë ai. “Shpresojmë që shumë shpejt do të kthehen sërish këtu tek ne në Gjermani. Për këtë do të punojmë shumë. Por, Kosovës i duhet urgjent infrastruktura, për të cilën bëjë apel dhe shpresoj të bëhet urgjentisht. Sepse ka shumë talentë të rinj të cilët vetëm me kushtet e punës mund të prekin futbollin evropian dhe t’i qasen më lehtë atij”, ka theksuar Hack.

Në anën tjetër, futbollistët nga FC Prishtina e kanë falënderuar klubin e tyre për mundësinë e madhe që ua ka ofruar, por edhe Greuther Furthin që ua ka hapur dyert.

“Jemi duke kaluar shumë mirë në Greuther Furth, i cili na ka pritur shumë mirë. Neve na mbetet vetëm ta tregojmë më të mirën dhe shpresojmë t’i kalojmë provat”, ka thënë Bleon Sekiraqa. Njëjtë është shprehur edhe talenti tjetër, Blendi Baftiu. “Jemi të lumtur që kemi ardhur qe disa ditë në Furth dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mundësuar. Normalisht do të vazhdojmë për të punuar sa më shumë për të mirën tonë”, tha Baftiu. Përvojë të paharrueshme provën në Furth e konsideron edhe Kastriot Selmani.

“Jemi duke kaluar shumë mirë këtu dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mundësuar. Jemi shumë të kënaqur me punën që po e bëjmë e po ashtu shpresojmë t’i kalojmë provat”, ka pohuar ai.

Kurse, Arbër Hoxha ka mbetur i mahnitur me kushtet që i ka gjetur për punë në klubin e famshëm gjerman. “Tani e kemi parë se kushtet këtu janë shumë më të favorshme sesa në Kosovë, ku kushtet janë shumë larg nga ky vend. E falënderojmë Prishtinën që na ka mundësuar të vijmë  deri këtu dhe Greuther Furthin që na ka mundësuar provën”, theksoi Hoxha.

Kurse, ditë kënaqësie në kampin gjerman tha se po kalon edhe lojtari i njohur i huaj i FC Prishtinës, Gauthier Mankenda. Klubi gjerman ua ka mundësuar futbollistëve prishtinas qëndrimin në Furth me trajnerin e tyre, Sami Sermaxhaj.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori