0Shares

Në një video material shihet një taksist në Prishtinë tek vozitë në kahjen e kundërt në rrugën B. Një vozitje e tillë është plotësisht e ndaluar me rregullat e trafikut dhe rrezikon sigurinë publike, shkruan kallxo.com.

Ky medium shkruan se ka kontaktuar me Nazmi Konçelin, menaxherin e kompanisë “Roberti” për të marrë një deklaratë në lidhje me këtë video por sipas tij edhe pse po shihet që taxi është i kompanisë “Roberti”, shoferi i tij nuk po mund të identifikohet.

“Nuk po mundem me dit as kush ka qenë. Një herë duhet me dit kush ka qenë, çfarë rasti ka pas se mundet me pas ndonjë rast që ja ka vlejtur”, ka thënë ai për KALLXO.COM.

Sipas Konçelit, nëse ai identifikohet do të largohet prej punës.

“Ai nuk ka të drejtë me hi në rrugë një kahesh, unë duhet me dit cili shofer u kon se unë automatikisht atë e largoj prej punës”, ka përfunduar Konçeli.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)