LAJMI I FUNDIT:

Taksa prej 5% ndaj kompanive të sigurimeve, diskriminuese

Taksa prej 5% ndaj kompanive të sigurimeve, diskriminuese

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar takim me kompanitë e sigurimeve dhe Drejtorin e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Bankën Qëndrore të Kosovës, Nexhat Miftari.

Tema kryesore e këtij takimi ishte praktika diskriminuese e mënyrës së tatimimit që po i’u bëhet kompanive të sigurimeve, duke i ngarkuar me një taksë prej 5% në të hyra.


Gjatë këtij takimi përfaqësuesi i BQK-së u shpreh se BQK-ja tanimë e ka shqyrtuar këtë çështje me institucionet publike relevante dhe po ashtu Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe se ka vullnet për të ndryshuar këtë ligj.

Gjatë takimit po ashtu u theksua se presioni ndaj Ministrisë së Financave dhe akterëve tjerë duhet të shtohet në mënyrë që ky ndryshim të ndodhë sa më parë. /Telegarfi/