LAJMI I FUNDIT:

Takim Sela-Feroci, diskutuan për situatën politike në Maqedoni

Takim Sela-Feroci, diskutuan për situatën politike në Maqedoni

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LR-PDSH-ja njofton se kryetari i saj, Ziadin Sela, zhvilloi takim me Ambasadorin e Italise, Ferdinando Feroci.

Sela dhe Feroci kanë biseduar për ngjarjet politike në Maqedoni, me theks të veçantë për formimin e Qeverisë së re të Maqedonis.


Sela ritheksoi qëndrimin e tij të që të gjitha subjektet politike shqiptare që përbëjnë shumicën e re parlamentare, duhet të jenë pjesë e Qeverisë me LSDM-në, duke marrë obligime për t’i realizuar pikat prioritare që burojnë nga deklarata e përbashkët./Telegrafi/