LAJMI I FUNDIT:

Takim për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e sektorit privat

Takim për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e sektorit privat

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me OECD-në, organizuan sot punëtorinë “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet e Kosovës dhe OECD-së, të cilët diskutuan rreth fushave specifike të konkurrueshmërisë në sektorin privat me ç’rast dhanë vlerësime dhe rekomandime.

Besian Mustafa, Drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, njëherësh Koordinator Nacional për Kosovë, theksoi rëndësinë e këtij takimi për sektorin privat në Kosovë. “Ky takim bëhet me qëllim të analizimit të thuktë të gjendjes ekzistuese të konkurrueshmërisë në sektorin privat në Kosovë në mënyrë që të kemi një pasqyrë sa më të qartë. Rekomandimet e nxjerra nga ky takim do t’u adresohen institucioneve përkatëse me qëllim të hartimit të politikave që ndikojnë në ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive tona dhe sektorit privat në Kosovë. E gjitha bëhet me synim që të kemi një sektor privat më konkurrues qoftë në nivel kombëtar, qoftë në nivel regjional”, tha Mustafa.

Marzena Kisielewska, Udhëheqëse e Divizionit për Evropën Juglindore në OECD e cilësoi të rëndësishëm këtë takim me që përmes tij do të sigurohen informata të secilit dimension me qëllim të nxjerrjes së vlerësimeve dhe rekomandimeve për hapat e mëtutjeshëm.

Ndërsa Hendrik Bosshammer, Projekt Menaxher, Divizioni për Evropën Juglindore, OECD prezantoj një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi metodologjinë, vlerësimin dhe kohën e Outkook-ut të Konkurrueshmerisë.

Outlook-u i konkurrueshmërisë synon të pasqyroj gjendjen aktuale të arritjeve të ekonomive të vendeve të Evropës Juglindore për konkurrueshmërinë si dhe të ofroj rekomandime më të përshtatshme për të ardhmen.

Takimi vazhdoi me punëtoritë për politikat anti-korrupsion, konkurrueshmëri, kulturë, turizëm, energji, bujqësi, ambient, transport e ndërmarrje shtetërore në treg, si dhe me punëtoritë për hartimin e kornizave te vlerësimit të qasjes në financa, investime dhe në promovim, të politikave tatimore dhe të lehtësirave në promovimin tregtar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori