LAJMI I FUNDIT:

Taholli: Policët pa sigurim shëndetësor dhe me pagë të pamjaftueshme

Taholli: Policët pa sigurim shëndetësor dhe me pagë të pamjaftueshme
-->

Nëkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka thënë se Qeveria nuk e ka marr në konsideratë projektligjin e tyre të ri, që kërkon sistemizimin e pagave të policisë.

Sipas Tashollit, Qeveria e Kosovës ka nxjerr një projektligj të ri,  që aspak nuk përputhet dhe nuk përkon me kërkesat e punëtorëve të këtij institucioni të sigurisë.

Këto deklarime Shaban Tasholli i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, derisa ka shtuar se edhe çështja e sigurimit shëndetësor është problem për policinë e Kosovës, madje sipas tij dhe çështja e rritjes së pagave për policinë është harruar.

”Qeveria nuk ka marr në konsiderat projektligjin që ne kemi bërë. Kemi kërkuar sistemizimin e pagave të policisë, por Qeveria nuk e ka përfill atë. Ajo ka bërë një projektligj që për ne është i papranuehsëm. Ne në fund të vitit kemi kërkuar një shtesë, ajo shtesë nuk ka ndodh. Janë arsyetuar se kemi disa projekte të reja për veteranët. Ne kemi pritur rritje të pagës. Ne s’kemi rritje të pagës tash e disa vite”, tha Tasholli, njofton Klan Kosova.

”Nga 2016 është premtuar e poashtu nga 2015-ta e tani po fillojmë edhe 2017-ën dhe sigurimi shëndetësor nuk po ndodh. Kemi afër 2000 policë që janë të lënduar në detyrë. Kemi një rregullore në policinë e Kosovës që policëve të lënduar shpenzimet e trajtimeve iu largohen”, tha Tasholli.

”Objekti në stacionin 4 nuk është pronë e Policisë. Nuk e di si do të përfundojë, por besoj që do të ketë një hapësirë për objektin tonë. Kishim bisedë telefonike me grupin parlamentar për siguri, por ata ende nuk e dijnë sakt projektligjin”, tha ai.

”Sindikata do të marrë hapa të tjerë se si të vazhdohet më tutje në rast se nuk pranohen kërkesat tona”, ka përfunduar Tasholli. /Klan Kosova/