LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Serbia po kërkon pajtim pa kërkim-falje

Tahiri: Serbia po kërkon pajtim pa kërkim-falje

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, tha sot se dyshon në seriozitetin e inciativës së Presidentit të Serbisë për një dialog të brendshëm serb për Kosovën.

Në ditët kur iniciativa e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është bërë temë kryesore e politikës serbe, Tahiri tha se ka parë mangësi që në fillim të rrugës.


“Ajo që po shoh unë nga ky debat i deritashëm, as Presidenti i Serbisë, as ministri i jashtëm e faktorë të tjerë qeveritarë nuk po e përmendin luftën, gjenocidin e kërkim-faljen”, tha Tahiri e cila që nga viti 2011 e drejton delegacionin e Kosovës në bisedimet teknike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Po mundohen t’i shohin marrëdhëniet Kosovë- Serbi jashtë kontekstit të luftës gjenocidale të Serbisë në Kosovë. Nëse nuk e marrin parasysh këtë faktor, ata nuk janë në gjendje të zhvillojnë dialog brenda Serbisë që çon te zgjidhja e përhershme dhe që është zgjidhje për ardhmërinë e gjeneratave të reja”, tha ajo, për KALLXO.com.

Sipas Tahirit, kjo ide e cila për të më shumë është përpjekje e Serbisë për ta krijuar një imazh të ri në botë, por bëhet në kohën kur shteti fqinj verior i Kosovës ka paralajmëruar se do të pranojë furnizime me armatim nga aleati i saj kryesor politik, Rusia.

Kjo është shqetësuese për Edita Tahirin.

“Serbia për veshët e perëndimit lanson gatishmëri për dialog e paqe e fqinjësi me Kosovën, e në anën tjetër armatoset nga Rusia. Kjo është brengosëse jo vetëm për Kosovën dhe rajonin por sidomos është mesazh për faktorin euro-atlantik që me një Serbi që armatoset nga Rusia dhe me një fjalor luftënxitës siç e bën Daçiqi, nuk mund është Serbi që mund të kontribuojë për fqinjësi e paqe”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori