LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Rendimenti i grurit të sivjetmë, më i ulëti në 10 vjetët e fundit

Tahiri: Rendimenti i grurit të sivjetmë, më i ulëti në 10 vjetët e fundit

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka shprehur sot shqetësimin lidhur me rendimentin mesatar të grurit të sivjetmë, për të cilin ka thënë se është në nivelin më të ulët në dhjetë vjetët e fundit dhe se Kosova sivjet ka siguruar vetëm 25 për qind të bukës.

Ai në një konferencë për media me rastin e përfundimit të korrje-shirjeve në Kosovë, tha se rendimenti i grurit sillet  2700 kilogramë për hektarë dhe se rreth 30 mijë hektarë kanë qenë më pak të mbjella me grurë sivjet.

“Rendimentet kaq të ulëta vijnë edhe si pasojë e konkurrencës jo lojale nga importi që po lejon Qeveria me sjell mullixhinjtë  dhe tregtarët kosovarë grurë të kualitetit të dobët me çmime shumë të ulëta prej 12 deri 14 centë”, ka thënë ai.

Fermeri Nexhmi Hyseni në këtë konferencë ka ngritur çështjen e keqpërdorimeve për subvencione dhe grante nga Ministria e Bujqësisë.

Ai para mediave grisi programin e Ministrisë për subvencione dhe grante për, siç  shpreh, kriteret e gabuara që po i aplikon MBPZHR për fermerët aplikues.

Ai tregoi se ka qenë i dëmtuar si fermer duke u anashkaluar për mbështetje financiare. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori