LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Gruevski përpiqet për së fundi herë të mbrojë interesat klanore të OBRM-PDUKM

Tahiri: Gruevski përpiqet për së fundi herë të mbrojë interesat klanore të OBRM-PDUKM

Thirrjet që Nikolla Gruevski i ka dërguar deri te populli për të mbrojtur unitetin e shtetit është një reagim i pritshëm, pasi bëri të ditur se LSDM-ja ka mbështetjen e 67 deputetëve. Për më tepër, veprim ky i Gruevskit është i pritshëm pas dy ditëve të fundit që mori një mesazh nga komuniteti ndërkombëtar ku ka një mesazh të qartë se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duhet të merr mandatin për përbërjen e qeverisë, thotë profesori Sefer Tahiri për Faktor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari i OBRM-PDUKM synon prapa interesave kombëtare, ashtu siç ai imagjinon për të mbrojtur interesat personale dhe të grupeve klanore të udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Në këtë drejtim unë i shoh edhe thirrjet ku shumë herë përmenden formulime propagandistike: popull, interesat e shtetit, jemi të sulmuar, të mbrohemi.


Në të njëjtin stil janë edhe mesazhet kundër gjuhës shqip dhe të drejtat e shqiptarëve, të cilat i thekson duke parë se njerëzit janë shumë të qetë, në anën tjetër përpiqet dhe dëshiron të krijojë artificialisht tensione në planin ndëretnik, i cili në të vërtetë nuk ekzistonë”, tha Tahiri ndër të tjera.

Tahiri thotë se Gruevski edhe më tej vazhdon me retorikën drejtuar kundër komunitetit ndërkombëtar. Por ajo që është tronditëse se Gruevski si një ish-kryeministër, nuk bën dallim në mes ekzekutivit, gjyqësorit dhe pushtetit legjislativ. /Telegrafi/