LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Çështja e Trepçës nuk dialogohet në Bruksel

Tahiri: Çështja e Trepçës nuk dialogohet në Bruksel
-->

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, edhe një herë ka potencuar se çështja e Trepçës nuk do të bisedohet me palën serbe në Bruksel.

Tahiri thotë se, deklaratat e disa zyrtarëve evropian se Trepça duhet të dialogohet në Bruksel janë të papranueshme.

Ajo në një prononcim për zeri.info ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i qartë dhe i vendosur.

“Trepça dhe të gjitha pasuritë janë të Kosovës dhe vetëm ne vendosim për to. Janë të papranueshme disa deklarata të zyrtarëve të parlamentit Evropian që vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, kjo çështje duhet të vihet në Bruksel. Trepça nuk do të dialogohet në Bruksel dhe kjo nuk do të ndodhë asnjëherë”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, dje shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë, Eduard Kukan, ka deklaruar se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme që duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. /Telegrafi/