LAJMI I FUNDIT:

Tahiri arsyeton mos hapjen e urës së Ibrit me zhvillimet e fundit në veri

Tahiri arsyeton mos hapjen e urës së Ibrit me zhvillimet e fundit në veri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë që lidhen edhe me dialogun e Brukselit ka thënë se zhvillimet negative të kohëve të fundit të nxitura nga Serbia në Kosovë kanë pasur për pasojë ndikimet në vonesat e zbatimit të marrëveshjeve, në veçanti të hapjes së urës së Ibrit e cila pas revitalizimit që është bërë është dashur të hapet sot, më 20 janar 2017

Tahiri thekson se zhvillimet negative dhe tensionimet kanë bërë që Bashkimi Evropian i cili është autorizuar të bëjë hapjen ta shtyjë inaugurimin.


Po ashtu edhe marrëveshja për drejtësinë e cila është dashur të zbatohet më 10 janar 2017, është duke u vonuar për arsye të këtyre zhvillimeve.

“Ju bëjmë me dije se të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë janë bërë nga ana e Kosovës dhe zbatimi ka qenë i mundur sipas datës së paraparë, mirëpo, edhe ky proces i vonesave duhet parë në kontekstin e tensionimeve të fundit”, thuhet në deklaratën e ministres Edita Tahiri.

Ministrja deklaroi se javëve të fundit, Serbia ka bërë provokime të njëpasnjëshme me qëllim të destabilizimit të situatës në Kosovë dhe rajon dhe provokimet kanë qenë edhe të përmasave dramatike që përbejnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Këto destruksione të Serbisë përfshijnë: rastin e trenit ilegal, i cili u ndalua nga shteti i Kosovës, më herët kemi pasur provokimin me murin ilegal i cili do të hiqet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Ishte poashtu sulmi me bomba kundër shtrirjes së institucioneve të shtetit të Kosovës në komunat veriore, me rastin e inaugurimit të tyre nga Ministria e Dialogut më 28 dhjetor 2016, si dhe fletarrestet ndaj luftëtarëve të UÇK-së, më këtë rast të z. Ramush Haradinaj”, tha ajo.

Sipas saj, Bashkimi Evropian si ndërmjetëse e procesit të dialogut është duke bërë përpjekjet maksimale për të larguar tensionet dhe për t’i hap rrugë vazhdimit të zbatimit të marrëveshjeve.

“Dialogu i Brukselit ka rëndësi të madhe sepse po mundëson shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, integrimin e minoritetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës, por edhe më shumë se kaq, dialogu i Brukselit ka kontribuar dhe po kontribuon për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe si dëshmi për këtë është Marrëveshja për Stabilizim-Asociim që faktikisht i mundësoi Kosovës që të hyjë në rrugën zyrtare të integrimit evropian dhe për të cilën votuan edhe pesë vendet jo-njohëse, sepse Kosova dëshmoi se është një shtet me vizion euroatlantik dhe promotore e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Edita Tahirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori