Moti
Dua Lipa

Dua Lipa

Dua Lipa është këngëtare shqiptare, e cila aktualisht jeton dhe vepron në Britani të madhe. E lindur në Londër me 22 gusht 1995, Dua është rritur nën frymën e muzikës së babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili është muzikant. Si adoleshente, këngëtaret e saja të preferuara ishin Nelly Furtado dhe Pink, duke kaluar kështu në zhanrin e muzikës hip-hop dhe rep.

Në vitin 2008, familja e saj zhvendoset në Kosovë pas pavarësisë së vendit, por në moshën 15-vjeçare, Dua vendosi të kthehet në Londër dhe jetonte me miqtë e saj. Dhe kështu ajo filloi të punonte si modele në moshën 16 vjeçare dhe të publikojë në YouTube ‘cover-a’ të këngëve të saja të preferuara. Vëmendjen më të madhe e arriti kur fitoi audicionin për pjesëmarrje në reklamën e ‘X Factor UK’, në vitin 2013.

Kur ishte 19-vjeçare, publikoi këngën e saj të parë, “New Love” (2015). Përmes kësaj kënge, ajo fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit, ajo publikoi këngën e dytë, “Be the One”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top-listave britanike, si artisten më të mirë të re të vitit 2016. Më pas, Lipa nuk u ndal dhe kështu publikoi këngën e saj të radhës, në shkurt të vitit 2016, të titulluar “Last Dance”, e cila pati një sukses të madh.

Dua është njëkohësisht edhe tekstshkruse e pothuajse të gjitha këngëve të saj, ku edhe e përshkruan stilin e saj si ‘pop i errët’. Në vitin 2016 është publikuar edhe albumi i saj debutues “Hotter Than Hell”, i cili i prin turneut të saj në Britani dhe Evropë.

Me gjithë këtë sukses, Dua Lipa nuk e harroi vendin e saj. Me 9 gusht 2016, ajo mbajti një koncert për të gjithë fansat e saj në Prishtinë.

376 Artikuj
LAJMET NGA "Dua Lipa"