LAJMI I FUNDIT:

‘Ta pastrojmë Kosovën’ shënohet edhe në Gjakovë

‘Ta pastrojmë Kosovën’ shënohet edhe në Gjakovë

Në kuadër të aksionit tradicional ‘Ta pastrojmë Kosovën’ Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë një serë aktivitetesh për pastrim në disa lokacione më specifike, të cilat kishin nevojë për pastrim e gjithashtu edhe për gjelbërim dhe mbjellje të fidanëve.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila edhe bëri hapjen zyrtare të aksionit të pastrimit por edhe për të mbjellur pemën e saj.

Kusari-Lila tha se Komuna e Gjakovës e ka trajtuar me shumë prioritet çështjen e hapësirave të gjelbra, derisa ka shtuar se në Gjakovë aksione të tilla pastrimi janë ndërmarrë edhe në muajt e tjerë të vitit.

“Ideja është pastrimi dhe ruajtja e mjedisit të bëhet shprehi e jetës e jo vetëm në ditë të caktuara të pastrojmë. Si kryetare e kësaj komune kemi arritur të shtojmë hapësirat e gjelbra. Tash duhet të kujdesemi të gjithë bashkë më shumë për këto hapësira, por natyrisht të sigurojmë që edhe të mbjellim edhe më tepër drunjë, gjelbërim”, tha Kusari-Lila.

Pjesë e këtij organizimi ishin edhe familjarë të Iliriana Përteshonit, e cila ishte ideatore e një iniciative të tillë të pastrimit, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Motra e Ilirianës, Albana Përteshoni, tha se pjesëmarrja e saj në këtë aksion i dedikohet motrës së saj, duke shtuar se tashmë mesazhi i saj është përçuar me sukses.

“Kemi vendos me qenë pjesë e këtij aksioni pasi që edhe motra ime e ndier ka qenë pjesë e këtij projekti dhe ka qenë ideatore se si ka me u realizuar. Me të vërtet u realizuan një mesazh të fundit si ka deshtë ajo, se mjeti i mirë, durimi dhe puna realizohen, pavarësisht a je fizikisht a jo”, tha ajo.

Aksionit iu bashkuan edhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike në Gjakovë, por edhe nxënës të shkollave.

Blend Berisha nga QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” thotë se me kënaqësi i është bashkuar këtij aksioni vullnetar, duke thënë se në shkollën e tij, janë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur iniciativa të tilla.

“Sot iu bashkëngjitëm aksionit që ta pastrojmë Kosovën në mesin e shumë shkollave, dhe jemi gjithmonë në gatishmëri ta pastrojmë qytetin tonë”, tha Berisha.

Aksioni i pastrimit dhe i mbjelljes së fidaneve nëpër pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës, u zhvillua gjatë tërë ditës. Ndërkaq si zakonisht që nga mëngjesi, në rrugët e Gjakovës u panë duke pastruar edhe punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Cabrati”./

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori