LAJMI I FUNDIT:

A do ta kishit veshur edhe ju? Fustane nusërie nga letra tualeti, të cilat duken përrallore (Foto)

A do ta kishit veshur edhe ju? Fustane nusërie nga letra tualeti, të cilat duken përrallore (Foto)

Me pak imagjinatë dhe origjinalitet, fustani nga letra tualeti mund të duket njësoj elegant dhe i bukur si edhe kreacionet e mëndafshit dhe ato me dantella.

Kompania e prodhimit të letrës së tualetit Quilted Northern ka organizuar gara në dizajnimin e fustaneve të nusërisë, të cilat patjetër duhet të jenë të punuara nga letra tualeti.


Our #tpdresscontest Winners! @quiltednorthern Nice photo by @mikierusso ?????

A post shared by Cheap Chic Weddings (@cheapchicweds) on Jul 23, 2017 at 7:37am PDT

Kjo garë e cila sivjet mbahet për të 13-tën herë, ka nxjerrë dhjetë finalistë të talentuar të cilët kanë përdorur 247 rolne letrash për të krijuar kryeveprat e tyre.

Fitoren bindëse e ka marrë kreatori Kari Curletto nga Las Vegas. Fustani i tij përrallor rikujton fustanet më luksoze të nusërisë. Pos modelit të mrekullueshëm, ai posedon edhe detaje zbukuruese, transmeton Telegrafi.

Kari Curletto’s #tpdress has 1600 butterflies ? @quiltednorthern @ripleysodditorium @mikierusso @peerspace #Tpdresscontest

A post shared by Cheap Chic Weddings (@cheapchicweds) on Jun 27, 2017 at 6:36pm PDT

Pra, fustani i nusërisë i punuar nga Curletto në tërësi është stolisur me flutura të vogla, mirëpo ai ka theksuar që i ka madje 1.600 sosh.

Se juria nuk e pati të lehtë të shpallte fituesin flasin edhe këto fotografi të fustaneve të cilat me asgjë nuk dallohen nga ato me shifon dhe dantella, çfarë zakonisht zgjedhin të rejat për ditën e tyre të madhe.

Një ndër favoritët ishte edhe fustani maksi me prerje, shpinë të hapur dhe me kapele të vogël.

Disenjatori RonaldoKruz ka krijuar fustan nusërie të mrekullueshëm i cili i ka ngazëllyer vajzat e reja tradicionale. Edhe pse fjala është për modelin e prerjes klasike, falë teknikës së pazakonshme të punimit, ky fustan rikujton dantellën më të shtrenjtë.

Ronaldo Cruz made this #tpdress out of @quiltednorthern ??? @ripleysodditorium @mikierusso

A post shared by Cheap Chic Weddings (@cheapchicweds) on Jun 27, 2017 at 1:34pm PDT

/Telegrafi/