LAJMI I FUNDIT:

Szczesny pranon ofertën e Napolit?

Szczesny pranon ofertën e Napolit?

Raportet në Itali sugjerojnë se Wojciech Szczesny dëshiron të shkojë në Napoli, kështu që ata tani duhet të gjejnë një marrëveshje me Arsenalin.

Portieri polak ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim në Romë, por Giallorossët nuk kanë ndonjë klauzolë për blerje të detyruar.


Napoli dëshiron të ‘rrëmbej’ Szczesnyn
Lexo po ashtu Napoli dëshiron të ‘rrëmbej’ Szczesnyn

Kështu, Roma mendon të bëjë Alissonin numrin një për sezonin e ardhshëm, në vend që të përpiqen të nënshkruajnë marrëveshje të përhershme me Szczesny nga Topçinjtë.

Napoli ka pëlqyer vazhdimisht një lëvizje për të nënshkruar me portierin për të konkurruar me Pepe Reina, dhe raporti i sotëm i Il Mattino thekson se lojtari ka pranuar një lëvizje në Napoli.

Napoli tani duhet të negociojë me fituesit e Kupës FA, por dëshira e Szczesnyt për të vazhduar karrierën e tij në Itali mund të jetë një faktor i madh në favor të tyre. /Telegrafi/