LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Veseli nuk ka pranuar asnjëherë debat me Ymerin

Sveçla: Veseli nuk ka pranuar asnjëherë debat me Ymerin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla gjatë një konference të mbajtur sot për media, ka thënë se kjo konferencë, nuk ka asnjë qëllim që t’u përgjigjet akuzave të paqena të PDK-së, apo segmenteve të caktuara të kësaj partie.

Sveçla ka thënë se është këtu pikë së pari për hir të qytetarëve të kryeqytetit pa dallime partiake, për hir të votuesve tanë, për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve të Republikës.


“Pra kjo konferencë, nuk ka asnjë qëllim që t’u përgjigjet akuzave të paqena të PDK-së, ose me konkretisht të segmenteve të caktuara të partisë në fjalë, e për të cilën jemi dëshmitarë të gjithë, që është në ‘rënie të lirë’ dhe po do me çdo kusht ta mbulojë humbjen e saj duke e eksportuar problemin e brendshëm dikah tjetër. Por, asnjë makineri e shpifjeve nuk mund ta fshehë që PDK është humbëse”, tha ai.

Sveçla ka shtuar se PDK-ja në asnjë moment nuk po pretendon se ajo është e mirë, por mundohet ta bind opinionin se të gjithë jemi njësoj. “E kjo nuk është e vërtetë, këtë çdo qytetar i Kosovës tash e ka parë. Shumica prej tyre edhe e kanë thënë më 11 qershor. Realisht, njëjtë si në nivel vendi, PDK është parti e tretë në kryeqytet. Nuk është hera e parë, por besojmë që do të jetë ndër të fundit, që PDK mundohet që me shpifje dhe me rrena, të cilat me as vetë nuk i besojnë të tërheqë vëmendjen e opinionit nga ndryshimet kapitale, nëpër të cilat kalon vendi ynë po kalon. Tash shkurt për akuzat”.

Ai ka shtuar se të akuzosh se pse është drejtoreshë e arsimit një banore e Kosovës, e cila paska rastisur të lindë në Gjakove, këtë mundet ta bëjë vetëm PDK-ja.

“Prej akuzave të tyre, kemi parë që ju pengon Gjakova, Theranda ose Podujeva, por nuk e kanë problem që të bëjnë koalicion me Krushevcin, Leskovcin e Beogradin”, tha ai.

Ai ka folur edhe për akuzat e PDK-së në lidhje me punësimet në Komunën e Prishtinës, ku tha se sa u përket punësimeve në arsim, ai prezantoi tabelat që tregojnë se si është rritur mesatarja e notës së të punësuarve.

“Komuna e Prishtinës e ka përgjysmuar punësimin e atyre me notë mesatare 6 – 7 dhe e ka dyfishuar punësimin me notë superiore 9 – 10. Po ashtu të gjithë parametrat tjerë dëshmojnë ngritje në cilësi në shërbime, transparencë, kontrolli dhe zvogëlim në shpenzime administrative etj etj. Një kritikë tjetër qesharake që na kanë bërë këta, është se ne po ikim nga ballafaqimi me ta. Në fakt, Vetëvendosje ka vite që kërkon ballafaqim publik të argumenteve me PDK-në. Por, ata kanë ikur, qoftë nga interpelancat në Kuvend, qoftë nga debatet në televizione. E dimë pse. Albin Kurti në fushatën e 2014 e ka ftuar Hashim Thaçin për debat dhe po ashtu në 2017 ka qenë i gatshëm për debat me kandidatin e PAN-it. Kadri Veseli nuk ka pranuar asnjëherë debat me kryetarin e LVV-së, Visar Ymeri, kurse kur merr pjesë Glauk Konjufca në një debat ata menjëherë e anulojnë pjesëmarrjen”, ka shtuar ai .

Ai ka pohuar se për figurën e Shpendit nuk kemi pse të flasim fare, ai me çmime ndërkombëtare dhe krahasime pozitive po citohet nga The Guardian, Politico, City Mayor, New Yourker, kurse ka me dhjetëra raporte ndërkombëtare, ku krerë të PDK-së janë cilësuar si krerë të krimit të organizuar, si Amnesti International, Departamenti i Shtetit, Nato, KFOR etj./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori