LAJMI I FUNDIT:

Surfisti i shpëtoi valës gjigante që arrinte deri në 30 metra (Video)

Surfisti i shpëtoi valës gjigante që arrinte deri në 30 metra (Video)

Pedro Vianna ia ka dalë në manovrojë me dërrasën e sërfit, për t’i shpëtuar një vale të gjatë deri në 30 metra në bregdetin e Nazare të Portugalisë.

Sportisti 28-vjeçar, ka qenë shumë afër që të përpihet nga masivi i ujit, mirëpo ka shpëtuar në mënyrë të mahnitshme, transmeton Telegrafi.


“Ky sport e kërkon detin e trazuar, shumë valë dhe rrezik. Gjithçka mundet të ndodhë, por duhet pasur kujdes dhe shkathtësi”, ka thënë Vianna për ngjarjen.

Rasti që është shpërndarë në internet, kërkohet të mos përsëritet nga amatorët sepse është shumë i rrezikshëm dhe vështirë të shpëtohet. /Telegrafi/