LAJMI I FUNDIT:

Supra në version të freskuar?

Supra në version të freskuar?

Njëra nga veturat më të njohura japoneze Toyota Supra pas pothuajse dy dekadave do të mund të paraqitet në rrugë në version të freskuar.

Toyota Celica Supra A60 (Mark II) paraqet ikonën për adhuruesit e linjave të ashpra nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.


“Motor1” shkruan se plani për “ringjalljen” e Supra ekziston me vite, ndërsa themeli kryesor është hedhur në vitin 2013 kur Toyota dhe BMW u pajtuan për bashkëpunim në platformën sportive, transmeton KosovaPress.

Koncepti Ft1 i Toyota paraqet bazën themelore për Supra e re, por beteja duket se do të vazhdojë.

Toyota kohë më parë ka regjistruar dhe mbrojtur brendin Supra, dhe inxhinierët të cilët punojnë në zhvillimin e tij po angazhohen që modeli i ri sportiv coupe të marrë përfundimisht emrin dhe të mos jetë vetëm “trashëgimtar shpirtëror”.

Në fotografitë spiunuese shihet automobili, i cili sipas linjës përkujton Supran e fundit, para se gjithash për nga kabina karakteristike.

Supra e re ka mundësi të bartë turbo-hibridin e Toyotas, i cili aktualisht është në zhvillim.

Prodhimi i përbashkët i projekteve të Supra dhe Z5 tashmë është dakorduar në Grac dhe pritet të fillojë në vitin 2018.