LAJMI I FUNDIT:

Superkupa e Evropës në “Arenën Kombëtare”?

Superkupa e Evropës në “Arenën Kombëtare”?

Dihet prej kohësh se ambicia e Federatës Shqiptare të Futbollit është që inaugurimi i stadiumit të ri në kryeqytet, “Arenës Kombëtare”, të bëhet me një ndeshje të një rëndësie të veçantë dhe për këtë arsye shënjestra është Superkupa e Europës 2019.

Sot, FSHF, në faqen zyrtare në internet, ka publikuar hapat që duhen ndjekur për të bërë një gjë të tillë realitet.
Theksojmë se këtë vit ky trofe i çmueshëm do të jepet për fituesin në qytetin e Shkupit.

Postimi i plotë i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur fazën e saj voluminoze të aplikimit për të siguruar organizimin e finales së Superkupës së Evropës të pas 2 viteve. Sikundër është shpallur edhe më përpara, FSHF është kandidaturë potenciale në këtë garë me shumë vende të tjera, për të kërkuar OK e UEFA-s, si vend organizator për Superkupën Europiane, saktësisht finale e saj në vitin 2019, ku përkon edhe me përfundimin e punimeve në impiantin “Arena Kombëtare”. Një grup pune brenda aparatit të FSHF-së, nën koordinimin e sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku kanë nisur fazën e aplikimit për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e plotë që kërkon dosja e kandidaturës së Shqipërisë dhe që kalon nëpër disa etapa, duke kërkuar domosdoshmërish edhe certifikimet e institucioneve të shtetit si Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës, etj. Deri në fund të majit do të plotësohet gjithçka kërkohet për tu kaluar më pas në Komisionin e posaçëm të UEFA-s, në datë 6 qershor, i cili bën edhe të gjithë verifikimin e pikave të kërkuara. Vendimi për finalen e Superkupës europiane do të merret në shtator të këtij viti.

Ja edhe kandidatët që duan finalen e Superkupës

Shqipëria Tirana National Arena

Franca Toulouse Stadium de Toulouse

Hungaria Budapest Flórián Albert stadion

Israeli Haifa Sammy Ofer Stadium

Kazakistan Astana Astana Arena

Irelanda Veriore Belfast Windsor Park

PoloniaGdansk Arena Gdansk

PoloniaWarsaw Stadion Narodowy

Ja etapat e vlerësimit te kandidaturave:

6 qershor 2017, vleresimi i dokumentacionit te paraqitur nga UEFA

Shtator 2017, vendimi final per vendin organizator

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori