LAJMI I FUNDIT:

Super VIVA me rritjen më të madhe në treg për vitin 2017

Super VIVA me rritjen më të madhe në treg për vitin 2017

Vizioni dhe misioni ynë në Super VIVA sillet rreth një parimi udhëzues: “Cilësia e madhe në produkte dhe shërbimeve nuk duhet të vijë me një çmim të lartë.” Përkundrazi, cilësia e madhe duhet të vijë me çmime të ulëta çdo ditë.

E themeluar mbi bazën e këtij parimi dhe mbi të cilin vazhdojmë të punojmë, Super VIVA sot ka arritur të jetë supermarketi me rritjen dhe zhvillimin më të madh në tregun kosovar për vitin 2017.

Për shumë nga konkurrentët tanë ky parim thuajse është i pamundur, mirëpo ne në Super VIVA jemi bashkuar për të siguruar superkualitet në produkte dhe shërbime, dhe çmime super të lira çdo ditë.

Për të arritur te ky rezultat, i cili na ka siguruar rritjen më të madhe në treg në vitin 2017, ne:
Kemi zgjedhur stafin menaxhues më të mirë, ku mosha mesatare e tyre është 28 vjeç, të cilët planifikojnë saktë, shërbejnë me pasion, duke siguruar kualitetin dhe çmimet më të mira në treg, çdo ditë.

Kemi sjellur modele të blerjes që bën klientët të shpenzojnë më pak dhe të fitojnë më shumë.

Dyqanet tona përdorin ftohje me energji eficiente, dyqanet e reja përdorin më shumë ndriçim natyral, ndërsa dyqanet tjera janë duke u retro-pajisur me ndriçim
efikas të energjisë.

Punonjësit e Super VIVA-s janë të trajnuar mirë për shumë detyra, gjë që ndihmon në uljen e kostos. Ata punojnë shumë, por kompensohen mirë.

Raftet e dyqanit dhe palimi i mallit është i renditur në atë mënyrë që secili produkt mund të merret në më pak se 5 sekonda.

Pagesat në arka shkojnë në mënyrë të rrufeshme, gjë që ul kohën e pritjes për klientë dhe rritë kënaqësinë e tyre në blerje.

Këto janë vetëm disa nga teknikat që ne në Super VIVA përdorim për të siguruar kualitetin më cilësor dhe çmimet më të lira, çdo ditë.

Për të festuar dhe vulosur këtë rritje e cila ka ardhur falë besimit tuaj, ne ndiejmë kënaqësinë të ju ftojmë në hapjen e Super VIVA-s suaj të re, e cila do të jetë madhështore dhe do të jetë supermarketi më modern në Kosovë.

Super VIVA juaj e re do të hapet së shpejti në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, pranë Jumbos dhe Neptunit.
Shihemi së shpejti! /Telegrafi/


Artikull i sponzorizuar