LAJMI I FUNDIT:

Super ofertë nga Fivestar për prizrenasit dhe ferizajasit: 7 ditë stërvitje falas!

Super ofertë nga Fivestar për prizrenasit dhe ferizajasit: 7 ditë stërvitje falas!

Qendra më e madhe e fitnesit në Kosovë, Fivestar, sjellë për qytetarët e Prizrenit dhe të Ferizajt mundësi të madhe që për një javë të bëjnë fitnes pa pagesë.
Ky promocion nga Fivestar fillon prej sot (e premte) dhe zgjatë për një javë, derisa organizohet në sheshet kryesore të Prizrenit dhe të Ferizajt.

Përmes kuponëve që prizrenasit dhe ferizajasit do të marrin nga Fivestar, përveç të ushtruarit falas, do të kenë mundësi t’i shohin hapësirat që ofrojnë qendrat e fitnesit Fivestar në këto dy qytete.

Gjatë kësaj periudhe, të interesuar mund të shohin pajisjet e fjalës së fundit të ofruara nga Fivestar, klimatizimin në nivelin më të lartë të pastrimit të ajrit, higjienën maksimale, etj.

Po ashtu, Fivestar ka edhe një ofertë tjetër të “çmendur” për të gjithë të interesuarit në Prizren dhe në Ferizaj që mundëson anëtarësimin vetëm për 100 euro brenda një viti, ose 8.30 euro në muaj.

Prandaj të gjitha këto që ofron Fivestar, e bënë këtë qendër te fitnesit më ekskluzive, më atraktive dhe më të denjë për secilin prej jush që ka nda mendjen për shëndet më të mirë, shkrije efikase të kalorive dhe formësim të muskujve./Telegrafi/

vvete

vvete1

vvetee

vvetee2

Artikull i sponzorizuar