LAJMI I FUNDIT:

Super në kualitet, lirë në çmime – Super Lirë!

Super në kualitet, lirë në çmime – Super Lirë!

Me misionin për të qenë gjithmonë afër konsumatorëve duke plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre, gjiganti i supermarketeve të njohura në Kosovë, “Super VIVA”, ka nisur një fushatë të re me moton “Po, po, na blejna”, duke treguar kështu të gjitha arsyet që e bëjnë brendin “Super VIVA” unik në treg.

I cilësuar si supermarket me çmime shumë të volitshme, “Super VIVA” vazhdon të bëjë diferencën në mënyrë unike, duke qenë gjithmonë afër konsumatorëve dhe duke kontribuar në krijimin e një përvoje të re të blerjes me mallra të cilësisë së lartë dhe një shumëllojshmëri të produkteve ku padyshim përfshihen çmimet ultra të lira.

Videoja e re e realizuar nga Tatamata pasqyron plotësisht ndjenjën e konsumatorëve të cilët blejnë në “Super VIVA”. Kjo fushatë ka qëllim të ftojë të gjithë konsumatorët drejt dyqaneve “Super VIVA”, duke ju siguruar atyre produktet më kualitative, të freskëta dhe me çmime të lira.

Produktet më të mira me çmimet më të lira i gjeni vetëm në Super Viva. /Telegrafi/


Artikull i sponzorizuar