LAJMI I FUNDIT:

Super Mario Run edhe më e famshme se Pokemon GO

Super Mario Run edhe më e famshme se Pokemon GO

Sipas firmave të analizave për aplikacione, loja Mario nga Nintendo është shkarkuar 2.85 milionë herë në ditën e parë të lansimit dhe është rrugës për të kaluar rekordin e Pokemon Go në platformën App Store.


Pokemon Go tani rradhitet në pozitën e dytë si loja më e shkarkuar në ditën e parë të lansimit.

Me 900,000 shkarkime, Pokemon Go nuk ka mbledhur aq shumë treg sa Super Mario Run duke marrë parasysh edhe faktin se Pokemon Go është lansuar fillimisht vetëm në një numër të caktuar të shteteve.

Në ndërkohë, Super Mario Run është lansuar në 150 vende në ditën e parë.

Super Mario Run është shfaqur për herë të parë për platformat mobile në ngjarjen e Apple për lansimin e iPhone.

Loja është pa pagesë për tri nivelet e para. Më pas, për të vazhduar në nivelet tjera të lojës, përdoruesi duhet të paguaj një vlerë prej 9.99 dollarëve.

Kjo lojë vjen pa reklama anësore, si në nivelet me pagesë poashtu edhe në ato pa pagesë.