LAJMI I FUNDIT:

Super Kololli, shënon dy gola ndaj Baselit (Video)

Super Kololli, shënon dy gola ndaj Baselit (Video)
-->

Benjamin Kololli ka vazhduar formën e mrekullueshme në kampionatin zviceran.

Anësori kosovar ka qenë fantastik ndaj kampionit në fuqi të Zvicrës, Baselit duke e shënuar dy gola në humbjen e skuadrës së tij 4-3.

Vetëm pas nëntë minutash lojë, Kololli kaloi skuadrën e tij në epërsi 0-1 falë një asistimi nga Campo.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Laussanës 1-2.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli që shënoi për 1-3 kësaj radhe nga penalltia në minutën e 67-të.

Por Baseli arriti që shpejtë të kthehet në lojë. Në minutën e 72-të Taulant Xhaka asistoi derisa Doumbia ngushtoi epërsinë në 2-3.

Vetëm dy minuta më vonë, Akanji barazoi rezultatin në 3-3 për kampionët në fuqi të Zvicrës.

Ndërkohë Baseli golin e fitores e arriti gjashtë minuta para fundit nëpërmjet sulmuesit austriak, Mark Janko.

Dy golat e shënuar ditën e sotme, e kanë ngritur në kotën e gjashtë golave në Superligën e Zvicrës, këmbëshpejtin kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
“Mungon dikush që kundërshton Granitin” - Valon Behrami me deklaratë goditëse ndaj Xhakës

“Mungon dikush që kundërshton Granitin” - Valon Behrami me deklaratë goditëse ndaj Xhakës

Përfaqësueset
Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Premier League
Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Përfaqësueset
Kalo në kategori