LAJMI I FUNDIT:

Super koleksioni i bikinive të thurrura me dorë nga Atlandita Maloku, ja si u qëndron në trup femrave seksi (Foto)

Super koleksioni i bikinive të thurrura me dorë nga Atlandita Maloku, ja si u qëndron në trup femrave seksi (Foto)

Janë bërë të shumtë dizajnerët në tregun tonë, por të paktë janë ata të cilët kanë sjellë ndonjë koleksion me bikini.

Bikinit janë ato që marrin gjithë vëmendjen gjatë muajve të verës e këtë gjë e ka nuhatur dizajnerja Atlantida Maloku, e cila ka vendosur që të sjellë një koleksion pikërisht me bikini duke ju ofruar vajzave zgjedhje të shumta, unike dhe tejet të bukura. Pasioni që kishte për modën u reflektua qysh në fëmijëri, kështu duke e dalluar nga të tjerët, si në rrethin familjar ashtu dhe në shoqëri. Me kalimin e kohës ky pasion e shtyri të vazhdoj studimet për dizajn të modës në Akademinë Evolucion, ku gjatë rrugëtimit të studimeve jeta e saj mori kahje tjetër për nga ana profesionale.

“Rrugëtimin tim tre vjeçar studimor e mbylla me koleksionin tim të parë, i gjithi punë dore, veshje të përditshme, vjeshtë – dimër 2015, që në atë kohë ishte një ndër koleksionet më të veçanta të një studenti të sapodiplomuar, dhe po ashtu u vlerësova si studentja më e dalluar dhe me një stil më unik”, tha fillimisht dizajnerja Atlantida Maloku për KultPlus.

Krejt lajmet për bukuroshet shqiptare në bikini
Lexo po ashtu Krejt lajmet për bukuroshet shqiptare në bikini

Ngjyrat e ndezura e puna e dorës, me të cilën Maloku ndihet e familjarizuar, pasi që është një mënyrë e krijimtarisë që praktikohet që një kohë të gjatë në familjen e saj, dhe ajo gjithnjë ka shfaqur interesim në procesin e ndërtimit të këtyre veshjeve, janë ato që i karakterizojnë kreacionet e fundit të cilat Maloku ka vendosur t’i prezantojë përmes një fotosesioni. Fotografi Nehat Behrami është kujdesur që këto kreacione të vijnë në formën më të mirë përmes modeles Gjelbrona Gashnjani. Këto bikini tashmë mbajnë inicialet AM dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i kenë, tashmë e kanë mundësinë.

“Unë tashmë isha e familjarizuar me veshjet e thurura. Me kohë kuptova se veshjet e thurura dhe të punuara në dorë janë një pjesë shumë e fortë e stilit tim, përmes të cilit arrij të shfaq vizionin tim si dizajnere. Dëshira ime ka qenë që gjithmonë ta fus në tregun kosovarë këtë stil dhe ndihem mirë që ja arrita me sukses dhe me shumë vlerësime nga ana e të tjerëve”, tregoi Maloku.

Gjatë përgatitjeve për koleksionin vjeshtë – dimër të këtij viti, dizajnerja Maloku kishte disa materiale të ndryshme për thurje dhe nga kurioziteti që kishte për disa nga këto materiale ajo ka menduar t’i shfrytëzoj për të sjellë diçka unike dhe trendi në stilin e saj.

“Materiali i vetëm që kam përdorur është pambuku, i cili dallon nga materialet e bikineve të tjera që jemi mësuar t’i shohim deri më sot. Ky material merr më shumë kohë në tharje nga uji, mirëpo është ndjenja e cila të bënë të ndihesh më e veçantë në to. Kombinimet në këtë koleksion vërehen dukshëm, sepse si person e preferoj natyrën pasi që vi nga Juniku, vend i cili njihet për bukuri natyrore, rrjedhimisht edhe ngjyrat të cilat më inspirojnë janë ngjyrat e ndezura që i japin jetë veshjeve”, tregoi tutje dizajnerja Maloku.

Krejt për fund ajo tha se në një të ardhme të afërt planifikon që ta zgjeroj krijimtarinë e saj në modë edhe në veshje Haute Couture, duke filluar nga kostumet e deri te ato më solemne, por gjithmonë duke mos i ikur stilit të saj identifikues që është puna e dorës. “Më pëlqejnë shumë edhe printimet në materiale, të cilat mendoj t’i përdorë në koleksionet e ardhshme. Gjithashtu dëshirë e imja është që të dizajnoj veshje të meshkujve dhe të sjellë një trend të ri freskues në boten e modës mashkullore”, përfundoi Maloku.

atlantida 1

atlantida 2

atlantida 3

atlantida 4

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori