LAJMI I FUNDIT:

Super Berisha, i siguron finalen skuadrës së tij (Video)

Super Berisha, i siguron finalen skuadrës së tij (Video)

Melborune Victory ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Brisben Roar.

Në Australinë e largët është duke u zhvilluar ‘Play-Offi’ për skuadrat e pozitave të para dhe Victory u taku me Roar.


Që të dyja skuadrat kishin raste të shumta shënimi, por portierët ishin fantastik në ditën e sotme.

E ndeshja u zhbllokua nga i zakonshmi Besart Berisha që ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Në minutën e 70-të, Ben Khalfallah asistoi për mrekulli ndërsa prishtinasi goditi bukur me kokë duke shënuar për 1-0.

Me këtë gol të shënuar, Berisha dërgoi ekipin e tij në finale, ku do të përballen me Sydney FC.

Goli i shënuar ndaj Roar, ishte i 20-ti këtë kampionat për reprezentuesin e Kosovës në Australi. /Telegrafi/