LAJMI I FUNDIT:

Supë peshku me perime

Supë peshku me perime
-->

Është një supë tipike mesdhetare, plot shije dhe në të njëjtën kohë e shëndetshme.

Përbërësit:

▪ 1.5 litra lëng peshku
▪ Selino
▪ Majdanoz
▪ Kripë
▪ Piper
▪ 3 kokrra patate
▪ 3 karota
▪ 8 mashurka
▪ 2 domate
▪ 3 lugë vaj
▪ Qepë

Përgatitja:

Lajmë perimet me ujë të bollshëm dhe më pas i presim në formë kubike.

Në një tenxhere me vaj hedhim qepë të grirë hollë dhe pasi e përziejmë derisa të zverdhet, shtojmë karotat, selino, mashurka dhe pak miell.

Pas këtij procesi hedhim domatet të cilave iu duhet hequr lëkura.

Lëngu i peshkut të cilin duhet ta përgatisim që në fillim, i hidhet masës së përzier dhe e lëmë të marrë valë. Më pas hedhim patatet dhe i lëmë të ziejnë rreth 10-15 minuta.

Supës i hidhet në fund majdanoz, selino, piper dhe kripë sipas dëshirës.

Gjatë kohës së shërbimit në pjatë i hedhim copëza tul peshku të cilat janë të ziera dhe të pastruara nga halat.