0Shares

Në pak vaj shkurtimisht fërgojeni karotën e grirë. Shtoni ujë të nxehtë dhe xhenxhefil të grirë dhe zieni rreth tre minuta. Kripa dhe piperi shtohen në fund, ndërkaq fletët e majdanozit dhe lëngu i limonit në supën e përfunduar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 500 g karotë
▪ 1,5 cm rrënjë xhenxhefili
▪ lëng nga gjysmë limoni
▪ 2 lugë të vogla vaj ulliri të virgjër
▪ fletë majdanozi
▪ kripë, piper
▪ 1 l ujë

Përgatitja:

Karotën dhe xhenxhefilin grini (xhenxhefilin më imët).

Në pak vaj shkurt fërgoni karotën e grirë. Shtoni ujin e nxehtë dhe xhenxhefilin e grirë dhe zieni rreth tre minuta.

Kripën dhe piperin shtoni në fund, ndërkaq fletët e majdanozit dhe lëngun e limonit kur të përfundoni supën. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)