LAJMI I FUNDIT:

Supë frikase me mish pule

Supë frikase me mish pule

Përbërësit:

▪ 500 gr mish pule
▪ 100 ml kos
▪ 1 vezë
▪ 2 lugë gjelle miell
▪ piper
▪ kripë
▪ majdanoz


Përgatitja:

Zieni pulën në një tenxhere duke e rregulluar me kripë.

Miellin përzieni me ujë në një tas që të tretet.

Në një tas tjetër rrihni vezën bashkë me kosin.

Përziejmë miellin me kosin dhe vezën.

Pasi pula të ketë zierë, marrim lëngun dhe e hedhim në një tenxhere të thellë, dhe hedhim miellin me kosin dhe vezën, duke e përzierë vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza.

Përzierja vendoset në zjarr të ulët, zieni për 5 min duke e përzierë vazhdimisht.

Pulën e zierë, e bëjmë copa-copa dhe e shtoni në tenxhere.

Rregullohet me kripë dhe piper, dhe i shtohet majdanoz sipas dëshirës.