LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi në Mançester ka përdorur një bombë artizanale të sofistikuar

Sulmuesi në Mançester ka përdorur një bombë artizanale të sofistikuar

Bomba e përdorur në sulmin e Mançesterit, ishte një mjet i fuqishëm i prodhuar në mënyrë artizanale, i pajisur me një detonator të sofistikuar që i riu kamikaz, Salman Abedi nuk ka vepruar krejt i vetëm, theksojnë ekspertët.

Bomba shpërtheu të hënën rreth orës 22:30 në një nga daljet e një salle koncerti ku po performonte këngëtarja amerikane Ariana Grande, ku u regjistruan 22 të vdekur dhe 75 të plagosur.


Informacionet e para të detajuara mbi mjetin shpërthyes u dhanë nga “New York Times” që publikoi tetë fotografi ku shfaqeshin pjesë të ndryshme, detonator, bateri, pjesë të një çante shpine me ngjyrë blu apo pjesë metalike.

“Në nivel komponentësh, disa ishin të kuptueshme dhe gjendeshin kudo”, sqaroi për median Will Geddes, kreu i një kompanie të specializuar për sigurinë.

“Por detonatori gjithashtu, një copë metalike në formë tubi, është diçka mbi të cilën nuk është e lehtë për t’u identifikuar pa ngritur hipoteza”, tha ai ka shtuar se një pjesë e tillë do të kalonte me vështirësi sigurinë në aeroport.