LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me thikë në Prishtinë

Sulmohet me thikë në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me mjete  të mprehtë (thikë) viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.


Siç njofton policia, i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/