LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen dy punëtorë të KEK-ut

Sulmohen dy punëtorë të KEK-ut

Dy punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), janë sulmuar të mërkurën në Prishtinë gjatë shkyçjeve të konsumatorëve borxhlinj.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut të dy punëtorët e sulmuar kanë qenë duke kryer shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i energjisë elektrike.

Ata kanë treguar se nuk kanë filluar ende t’i shkyçin konsumatorët për faturat e muajit janar, por vetëm për ata konsumatorë të cilët kanë borxhe me të vjetra. /Telegrafi/