LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Mançester ka mundur të parandalohet: Anglezët ishin paralajmëruar pesë herë për Salman Abedi (Foto)

Sulmi në Mançester ka mundur të parandalohet: Anglezët ishin paralajmëruar pesë herë për Salman Abedi (Foto)

Kamikazi i “Manchester Arena”, Salman Abedi ishte denoncuar disa herë tek autoritetet e sigurisë për shkak të qëndrimeve ekstremiste, por askush nuk e kishte parandaluar të kryej njërin prej sulmeve më të përgjakshme terroriste në Britaninë e Madhe, shkruan e përditshmja angleze Telegraph.

Agjencia për luftën kundër terrorizmit është duke u përballur me një numër çështjesh, pasi është zbuluar se Salman Abedi u kishte thënë miqve të tij se “gjithçka është në rregull nëse jeni kamikaz”, deklaratë kjo që ishte raportuar përmes linjës telefonike tek agjencia qeveritare kundër terrorizmit, transmeton Telegrafi.


Burime të “Telegraph” kanë bërë të ditur se autoritetet ishin paralajmëruar të paktën pesë herë, për rrezikun që ka mundur ta paraqesë Abedi gjatë pesë viteve të fundit.

Shpërthimi në Mançester ia copëton këmbët vajzës (Video, +18)
Lexo po ashtu Shpërthimi në Mançester ia copëton këmbët vajzës (Video, +18)

Autoritetet gjithashtu ishin në dijeni se babai i Abedi ishte i lidhur me grupe të njohura radikale islamike në Libi, si dhe faktin që Abedi kishte lidhje me disa xhihadistë në Britani që janë të afërt me organizatën terroriste Shteti Islamik.

Mbrëmë janë arrestuar babai dhe vëllai i tij më i ri në Libi, derisa vëllai më i madh është arrestuar në Britani.

Telegraph ka biseduar me kreun e komunitetit libian në Mançester, ku kishte jetuar edhe Abedi, i cili tha se e kishte raportuar Salmanin tek autoritet dy vite më parë, pasi dyshonte se  “ai mund të ishte përfshirë në ekstremizëm dhe terrorizëm”.

“Shumë njerëz të komunitetit tonë ishin të shqetësuar se si sillej ai, dhe kështu e kishin lajmëruar përmes kanaleve të duhura. Që atëherë askush nuk i është përgjigjur thirrjeve tona”, ka deklaruar Mohammed Shafiq, kryetar i Fondacionit “Ramadhan”.

Mesazhi rrëqethës i ISIS-it para sulmit në Mançester: Luanët e Shtetit Islamik kanë filluar të vrasin të gjithë të krishterët (Video)
Lexo po ashtu Mesazhi rrëqethës i ISIS-it para sulmit në Mançester: Luanët e Shtetit Islamik kanë filluar të vrasin të gjithë të krishterët (Video)

Dy prej shokëve të tij ishin të shqetësuar, dhe kështu i kishin telefonuar policisë qysh para pesë viteve dhe gjatë vitit të kaluar.

“Ata ishin të shqetësuar se ai përkrahte terrorizmin dhe se besonte që gjithçka është në rregull nëse jeni kamikaz”, ka deklaruar një burim për BBC.

Akram Ramadan, anëtarë i komunitetit libian në pjesën jugore të Mançesterit, ka deklaruar se Abedit i është ndaluar hyrja në xhaminë e Didsbury pasi ishte kacafytur me imamin i cili vazhdimisht kishte folur kundër ekstremizmit.

Momenti i arrestimit të 23-vjeçarit, i dyshuar për sulmin në Mançester (Foto)
Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të 23-vjeçarit, i dyshuar për sulmin në Mançester (Foto)

Edhe zyrtarët e xhamisë e kishte raportuar tek autoritetet, dhe prej atëherë ai ishte futur në listën e personave të vëzhguar nga organet e sigurisë.

Por ishin edhe disa anëtarë të familjes së Abedit që kishin kontaktuar policinë, duke u thënë se ai është i rrezikshëm, por duket se kjo nuk u kishte mjaftuar autoriteteve që të reagojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori