LAJMI I FUNDIT:

Sulmi është perfekt, United mposhtë Cityn në Amerikë (Video)

Sulmi është perfekt, United mposhtë Cityn në Amerikë (Video)

Manchester United ka vazhduar me fitore në ndeshjet miqësore.

Edhe në ndeshjen e tretë radhazi United ka triumfuar në turneun që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Skuadra e Jose Mourinhos kishte përballë rivalin lokal Manchester City ku e mposhti me rezultat të pastër 2-0.

Super blerja, Romelu Lukaku shënoi golin e parë në minutën e 37-të pas një asistimi të bukur nga Paul Pogba.

Vetëm dy minuta më vonë ‘Djajtë e Kuq’ shënuan edhe golin e dytë.

Henrikh Mkhitaryan asistoi bukur tek Marcus Rashford i cili me një goditje të fortë mposhti portierin e Cityt për 2-0.

Reparti i sulmit edhe në këtë takim ishte perfekt për Untiedin, që me rikthimin e Ibrahimovicit do ta forcojë edhe më shumë këtë repart. /Telegrafi/