LAJMI I FUNDIT:

Sulmi i Barcelonës: Gruaja i mbijetoi sulmit të tretë – ajo ishte parë edhe gjatë sulmit te Ura e Londrës dhe në Paris! (Foto)

Sulmi i Barcelonës: Gruaja i mbijetoi sulmit të tretë – ajo ishte parë edhe gjatë sulmit te Ura e Londrës dhe në Paris! (Foto)

Një grua thotë se i ka mbijetuar edhe sulmeve të Barcelonës, pasi u kap gjithashtu në sulmet terroriste te Ura e Londrës dhe në Paris.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Julia Monako, 26 vjeçe, e cila ishte duke pirë me shokë, kur një furgon u fut në turmën e afërt, duke vrarë 13 vetë dhe duke plagosur më shumë se 100.

Po siç shkruajnë mediat e huaja, kjo ishte përballja e saj e tretë me terror ndërsa udhëtonte nëpër Evropë këtë vit.

Rrëfimi i një tjetër dëshmitari të sulmit me furgon në Barcelonë: Pashë njerëz që fluturonin në ajër (Video)
Lexo po ashtu Rrëfimi i një tjetër dëshmitari të sulmit me furgon në Barcelonë: Pashë njerëz që fluturonin në ajër (Video)

Gruaja e Melburnit u vendos gjithashtu në bllokadë në një tunel, pasi tre njerëz me thika u vërsulën te Ura e Londrës dhe ishte në Notre Dame, ditën kur një oficer i policisë ishte therur jashtë katedrales së famshme.

Julia Monaco me disa miq të saj në Romë

Zonja Monako tregoi se si ajo ishte mbyllur në një dyqan në Plaça de Catalyuna, në krye të Las Ramblas, pasi terroristët u vërsulën mbi këmbësorët në rrugën e ngarkuar me turistë të enjten.

Ajo kishte humbur e tëra nga tmerri që pa nga sulmi me furgon në Barcelonë, iu desh policit të qetësonte fëmijën e saj (Video)
Lexo po ashtu Ajo kishte humbur e tëra nga tmerri që pa nga sulmi me furgon në Barcelonë, iu desh policit të qetësonte fëmijën e saj (Video)

“Papritmas ne ishim të kyçur në dyqan dhe konfuzioni filloi të shpërndahej në mesin e njerëzve”, tha ajo për stacionin Australian të radios 3AW.

“Ne nuk e pamë furgonin, thjesht mund të shihnim turmën dhe policinë dhe disa njerëz që kishin parë qartë se diçka e tmerrshme po ndodhte”.

Julia Monaco ka përjetuar tri sulme terroriste duke udhëtuar nëpër Evropë (Julia Monaco/Twitter)

Për sulmin e së enjtes në Barcelonë, përgjegjësinë e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Ndërkaq, po sipas mediave të huaja, policia ka arrestuar tre të dyshuar, duke përfshirë 28-vjeçarin Driss Oukabir. Ata janë gjithashtu në kërkim të shoferit të furgonit.

Zyrtarët e armatosur gjithashtu qëlluan për vdekje pesë terroristë të dyshuar që mbanin rripa shpërthyes të rremë, ndërsa ata u përpoqën të kryenin një sulm të dytë në vendpushimin bregdetar të Cambrils, 70 milje larg Barcelonës, në orët e hershme të mëngjesit të së premtes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori