LAJMI I FUNDIT:

Sulm simbolik ndaj ekstremistes franceze Le Pen (Video)

Sulm simbolik ndaj ekstremistes franceze Le Pen (Video)

Një aktiviste e grupit Femen, ka vrapuar drejt kandidates presidenciale franceze Marine Le Pen për t’ia treguar gjinjtë në shenjë proteste gjatë një fjalimi.

Ajo ka shkuar tek Le Pen me një buqetë lulesh e pastaj para saj e ka zhveshur pjesën e epërme të veshjes sportive, njofton Klan Kosova.


Aktivistja është ankuar se më pastaj është rrahur nga truprojat.

Reagimi i truprojave ka qenë i shpejtë, kurse Le Pen nuk është lënduar.