LAJMI I FUNDIT:

Sulm në Turqi, dy të vrarë e 19 të plagosur

Sulm në Turqi, dy të vrarë e 19 të plagosur

Një makinë bombë ka shpërthyer sot afër një makine të policisë, e cila ishte në lëvizje, në lindje të provincës turke, Bingol, duke vrarë dy oficerë të policisë dhe plagosur 19 persona të tjerë, njoftojnë burimet e sigurisë.

Bomba e montuar në makinë nga militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK), shpërtheu afër zyrës së guvernatorit të kësaj province, transmeton Express.


Në mesin e të plagosurve janë edhe pesë oficerë.