LAJMI I FUNDIT:

Sula: Sulmi i Gushincës u realizua në bashkëpunim me “mësitët”

Sula: Sulmi i Gushincës u realizua në bashkëpunim me “mësitët”

Në sulmin e karakollit të Gushincës më 21 prill të 2015 kam marrë pjesë, por ai sulm ka qenë i koordinuar dhe për atë ngjarje paraprakisht ka pas dijeni shteti i Maqedonisë.

Me këto fjalë të mërkurën e nisi mbrojtjen Sulejman Osmani, i cili ndaras nga grupi i “Kumanovës” gjykohet për “Lagjen e Trimave”, njofton gazeta KOHA.

Në fjalën e tij mbrojtëse para gjykatës, ai tha se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj sulmin e stacionit policor në Gushincë e kanë realizuar në bashkëpunim “mësitët” të cilët i kanë udhëzuar se si duhet të duket sulmi i kësaj pike kufitare.

“Personalisht të ndjerit Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj më kanë njoftuar se ‘mësitët’ ju kanë thanë se në Gushincë do jetë armatimi i mjaftueshëm për grupin. Krahas kësaj, ata më kanë njoftuar se këta ‘mësitë’ i kanë përgatitur edhe uniformat që duhet t’i marrim brenda Kosovës. Njëkohësisht, gjatë sulmit të karakollit të Gushincës, Begu dhe Mirsadi, më kanë treguar se janë të njoftuar se njëri prej policëve është në dijeni për sulmin tonë. Dhe, pikërisht ashtu siç më kanë treguar, ashtu edhe u realizuar sulmi. Armatimin e morëm dhe u nisëm për në fshatin Brezë, ku duhet të përgatitej një komunikatë me tre kërkesa.

Mirëpo, pas tre netëve qëndrimi në Brezë, komandantët Begu dhe Mirsadi nga persona të Maqedonisë, të cilët kishin shkuar në Kosovë, morën thirrje që të kthehen prapa”, tha i akuzuari Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori