LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Lëshimet në autostradën Milladinovcë-Shtip, do të kushtojnë mbi 20 milionë euro shtesë

Sugareski: Lëshimet në autostradën Milladinovcë-Shtip, do të kushtojnë mbi 20 milionë euro shtesë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, sot njoftoi se në ndërtimin e autostradës Milladinovcë-Shtip janë bërë lëshime duke shtuar se sipas vlerësimeve fillestare do të nevojiten mbi 20 milionë euro shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp, Sugareski theksoi se gjatë verifikimit të arkivës është gjetur një dokument me të cilin kërkohet lidhje e aneksit për vazhdimin e ndërtimit të këtij aksi të autostradës.


“Ky dokument nxjerr në pas se në prill, disa ditë para afatit kur autostrada Milladinovcë-Shtip është dashur të lëshohet në përdorim, ministri i Transportit dhe Lidhjeve nga qeveria e kaluar ka dorëzuar informacione deri te qeveria se 32% e punëve në rrugë nuk kanë përfunduar. Kjo do të thotë se ai e ka ditur për lëshimet, ndërsa para opinionit e kanë fshehur këtë informacion”, tha Sugareski.

Ai kumtoi se tashmë kanë pasur takim me përfaqësues të kompanisë “Sinohidro” dhe se nga ana e tyre është kërkuar edhe një vit punë në terren.

Sugareski paralajmëroi se do t’i tejkalojnë problemet që i kanë trashëguar dhe se autostradat do të ndërtohen./Telegrafi/