LAJMI I FUNDIT:

Suarez: Jemi Barça dhe nuk duhet të dorëzohemi për titull

Suarez: Jemi Barça  dhe nuk duhet të dorëzohemi për titull

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur pas fitore 0-3 ndaj Osasunas.

Edhe pse kataluniast vazhdojnë të jenë pas Real Madridit në tabelë, sulmuesi uruguaian ka thënë se ata nuk duhet të dorëzohen dhe se duhet të shpresojnë deri në fund.


“Në fillim krijuam shanse, e dinim se pasi të shënonin golin loja do të jetë më e hapur”.

“Ne jemi Barça dhe nuk duhet të dorëzohemi në garë për titullin në La Liga. Nuk do të dorëzohemi pa marrë parasysh a jemi pesë, gjashtë apo shtatë pikë larg kreut”, ka thënë Surez.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ndaj Espanyolit. /Telegrafi/