LAJMI I FUNDIT:

Sturridge: Filozofia e Rodgers do të sjellë trofe

Sturridge: Filozofia e Rodgers do të sjellë trofe

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, është plotësisht i bindur se menaxheri i ri, Brendan Rodgers dhe filozofia e tij është ekuivalente me formulën që do të sjellë trofe në Anfield.

“Me filozofinë që ai e ka, ne duhet që të fitojmë trofe. Mendoj se do të jetë shumë mirë për ne në të ardhmen dhe se mund të shkojmë përpara”.

“Mendoj se ne bëmë gjërat mirë sezonin e kaluar, tani kemi statistika më të mira dhe do të jemi në gjendje që me lojën tonë sulmuese të konkurrojmë për tituj”.


“Është mjaft entuziamuese që të jem pjesë e kësaj filozofie dhe këtij regjimi të ri që menaxheri po e formon për ne në mënyrë që ta qojmë përpara klubin”, ka precizuar Sturridge. /Telegrafi/