Mosha e jetës njerëzore mund të vazhdojë të rritet, duke shkuar përtej kufirit të 115 viteve. Këtë hipotezë e kanë hedhur dy biologë nga Universiteti McGill në Montreal të Kanadasë, të cilët sjellin si provë një analizë statistikore të të dhënave të mbi njëqindvjeçarëve, të mbledhura nga viti 1968 e deri sot – në Japoni, Francë, SHBA dhe Britani e Madhe. Ky studim ka hapur një debat shumë të madh dhe shekullor për kohëzgjatjen maksimale të jetës njerëzore dhe gjithmonë i ka ndarë ekspertët.
“Studimet deri më tani na kanë çuar në përfundimin se duhet të ketë një kufi, rreth 115-120 vjeç”, shpjegon Stefania Maggi, presidente e Shoqatës Evropiane të Geriatrisë (geriatria merret me studimin e sëmundjeve të pleqërisë dhe me proceset e plakjes në përgjithësi) dhe drejtoreshë e kërkimeve në Institutin e Neuroshkencave të Këshillit të Kërkimit Kombëtar.
Me këtë teori dy studiues kanadezë nuk pajtohen, Bryan G. Hughes dhe Siegfried Hekimi, sipas të cilëve nuk ka dëshmi të një kufiri për kohëzgjatjen e jetës: nëse ky prag do të ishte i vërtetë, duhet ende të arrihet ose të identifikohet.
“Ne nuk e dimë se cili mund të jetë kufiri për moshën, thonë dy biologët, por ekzistojnë linja që tregojnë se jeta mesatare dhe maksimale mund të vazhdojë të rritet në të ardhmen e afërt.”
I këtij mendimi është edhe Luca Deiana, një biolog molekular në Universitetin e Sassari-t, i cili prej vitesh është i angazhuar në studimet e njëqindvjeçarëve.
“Kufiri i 115 viteve nuk ka kuptim, thotë Deiana, dhe nuk e përjashtoj që në të ardhmen mund të tejkalohen. Por, duhet të kujtojmë se jeta nuk është vetëm një llogari statistikore, është diçka që ne nuk e njohim plotësisht”.
“Receta” e jetëgjatësisë është shumë e gjatë, por jo e plotë: ka shumë aspekte që mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e jetës dhe se duhet ta marrim në konsideratë.
“Hipoteza se jeta mund të zgjatet përtej kufirit të 115 viteve, në teori mund të jetë e besueshme nga pikëpamja biologjike”, shton Maggi. “Por, në të vërtetë kemi të bëjmë me një problem më serioz. Duhet të marrim parasysh se ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut, të tilla si mjedisi, diabeti dhe obeziteti te fëmijët ndikojnë në jetëgjatësi. Në të ardhmen, të moshuarit në vendet e pasura do të jetojnë më pak, kjo si pasojë e patologjive të ndryshme”.
Sipas hulumtimeve të publikuara në “British Medical Journal”, inteligjentët do të kenë një jetë të gjatë dhe me rrezikshmëri të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës apo kancerit të shkaktuar nga pirja e duhanit. Studimet e mëparshme kanë treguar se mesatarisht individët me koeficientin më të lartë intelektual kanë tendencën të jetojnë më gjatë, por këto janë bazuar vetëm nga mosha e të rriturve. Studiuesit panë se fëmijët me inteligjencë më të lartë janë të lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes: rreziku i vdekjes është reduktuar me 28 për qind për sëmundjet e fymëmarrjes, 25 për qind nga sëmundjet koronare të zemrës dhe 24 për qind nga infarkti. Për studiuesit “mbetet për t’u parë nëse sinjalet IQ janë një shenjë e diçkaje më të thellë apo ndoshta dhe gjenetike që kanë lidhje me jetëgjatësinë”. /gazeta-Shqip.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAjo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm
"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel