LAJMI I FUNDIT:

Studim: Djathi krijon po aq varësi sa drogat e rënda

Studim: Djathi krijon po aq varësi sa drogat e rënda

Djathi përmban një kimikal që gjendet edhe në drogat varëse, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ekipi që e ka kryer këtë studim ishte përcaktuar të zbulonin se përse ushqime të caktuara krijojnë varshmëri më të madhe se të tjerat, transmeton Telegrafi.


Duke e përdorur Yale Food Addiction Scale – e cila është dizajnuar për ta matur varësinë e një personi – shkencëtarët kanë zbuluar se djathi është potent i fuqishëm sepse përmban kazeinë.

Kjo substancë, e cila gjendet në të gjitha produktet djathore, i aktivizon receptorët opioid të trurit, e të cilët janë të ndërlidhur me varshmërinë.

Autorët gjithashtu kanë zbuluar se ushqimet e përpunuara priren të krijojnë më shumë varshmëri, ku ushqimet yndyrore janë më të vështirat për të hequr dorë nga to. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori