LAJMI I FUNDIT:

Studenti i matematikës pagoi obligimet, pasi fitoi afro 100 mijë euro në poker (Foto)

Studenti i matematikës pagoi obligimet, pasi fitoi afro 100 mijë euro në poker (Foto)

Anmol Srivats i ka paguar obligimet monetare në Universitetin St Andrews të Skocisë, pasi ka fituar në poker afro 100 mijë euro.

Madje, studenti i padiplomuar i matematikës ia ka dalë të fitojë shtatëmijë euro, për vetëm një xhiro të lojës, transmeton Telegrafi.


Derisa studentët tjerë mbesin me shumë borxhe dhe kredi të papaguara, 22-vjeçari nga Bengalore e Indisë i ka kryer të gjitha pagesat dhe kur të diplomojë, nuk e ka asnjë ngarkesë të këtij lloji.

Kryen obligimet studentore, pasi fitoi poker

Aftësitë e mira të llogaritje, kanë bërë që të fitojë në shumë lojëra përmes internetit, si dhe në turnirë që janë zhvilluar kryesisht në kampusin universitar.

Për herë të parë, ai kishte luajtur gjatë moshës 15-vjeçare, kur babai ia kishte falur një kupon që kushton dhjetë euro, me të cilin kishte luajtur dhe fituar afro 500 euro.

Aftësitë matematikore e ndihmojnë Srivats që të jetë fitues

“Kam aftësi të mendoj matematikisht edhe kur jam nën presion, kjo më bën lojtar të mirë”, ka thënë Srivats lidhur me rastin.

Mirëpo, pasi të ketë kryer studimet katërvjeçare, ai nuk planifikon të luajë më poker dhe dëshiron të merret me biznes.

Në anën tjetër, nuk inkurajon asnjë student që t’i hyjë botës së bixhozit që të fitojë para, për të mbuluar shpenzimet studentore. /Telegrafi/