LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Ekonomikut njihen me punën dhe rolin e BQK-së (Video)

Studentët e Ekonomikut njihen me punën dhe rolin e BQK-së (Video)

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Zëvendësguvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, u ka folur studentëve për rolin, aktivitetet dhe rëndësinë e kësaj banke, raporton Ekonomia Online.


Ai tha se misioni i BQK-së është të ruajë stabilitetin financiar, të sigurojë sistem efektiv të pagesave dhe furnizim me para të gatshme

Ai ka folur edhe për rolin e dërgesave që bashkatdhetarët tanë sjellin në Kosovë, duke thënë që për shumë vite kjo ka bërë që të mbahet gjallë ekonomia e Kosovës.

Për më shumë, shikojeni videon. /EkonomiaOnline/