LAJMI I FUNDIT:

Strukturat paralele në veri, deri në shtator

Strukturat paralele në veri, deri në shtator

Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes së Kovës, ka thënë se tashmë në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar në parim për krijimin e një asociacioni të komunave, që do të përfshinte dhjetë komunat me shumicë serbe.

Tahiri tha për RTK-në se është arritur marrëveshja në parim që të shpërbëhen strukturat ilegale serbe, gjegjësisht ato të sigurisë dhe të inteligjencës, ndërsa strukturat që janë të zgjedhur nga populli, do transformohen.

“Asociacione të komunave do të krijohen ne gjithë territorin e Kosovës. Jo vetëm në katër komunat në veri, por në të gjitha komunat që kanë dalë nga decentralizimi. Ky asociacion është siç është asociacioni i komunave në nivel të Kosovës. Pra është një OJQ që koordinon punën e komunave. Mirëpo, nuk ka të bëjë assesi më funksionet tjera”, tha Tahiri, citon Indeksonline.

Ai tregoi se zgjedhjet në katër komunat serbë të veriut do të organizohen në muajin shtatorë të këtij viti.

“Tash për tash jemi marr vesh që zgjedhjet të mbahen në shtator. Pas kësaj do zgjidhen kryetaret dhe këshilltarët komunal, ku më pas do aplikohen ligjet e Kosovës. Përfundimisht pas shtatorit nuk do të këtë as një strukturë ilegale në Kosovë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori